Ballina Lajme 9 PERSONA TË ARRESTUAR NGA PROTESTA NË SHKUP

9 PERSONA TË ARRESTUAR NGA PROTESTA NË SHKUP

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Gjatë protestës së mbrëmshme në Shkup njoftohet se disa persona kanë qenë të maskuar dhe kanë hedhur gurë ndaj policisë.

“Gjatë protestave dje në Shkup, para ndërtesës së Kuvendit në orën 21:40 disa persona të maskuar kanë filluar me hedhjen e gurëve drejt kordonit të policisë, ndërsa më pas janë larguar drejt “Zhena Park”. Pas marrjes së masave për mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike janë arrestuar nëntë persona, tek të cilët janë gjetur mjete piroteknike dhe mjete tjera”, thuhet në njoftimin e MPB-së.