Ballina Aktualitet Shqipëri Durrës/ Policia bllokon motorët e ujit, pronarët protestojnë (VIDEO)

Durrës/ Policia bllokon motorët e ujit, pronarët protestojnë (VIDEO)

Një urdhër i policisë kufitare ka bllokuar motorët e ujit, apo mjete të tjera që shërbejnë për argëtimin e pushuesve. Kjo për shkak se në licensën e tyre duhet të shënohet edhe vendbazimi i këtyre mjeteve.

Motorët e ujit dhe mjete të tjera lundruese nuk do të lehojen në det. Me urdhër të policisë kufitare në Durrës ato do të rrinë tëe bllokuara edhe pse sezoni turistik ka nisur prej ditësh.

Shkak për këtë është mos përcaktimi i vendbazimit tek licensat e reja. Por ky urdhër ka sjellë pakënaqësi te pronarët.

Një tjeter vendim që i penalizon është edhe pajisja me leje lundrimi për këdo që zgjedh të përdorë një nga keto mjete. Pronarët e quajnë një kërkesë të tillë absurde, pasi jo çdo pushues e disponon një kualifikim të tillë.

Nga Durrësi deri në Kavajë operojnë 12 subjekte të tilla të licensuara për ushtrimin e aktivitetit me mjete motorike për sporte ujore. Dy ditë më parë edhe në Vlorë u protestua për të njëjtën situatë. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews