Ballina Top Lajm Gruaja të cilën e përzuri Haradinaj sot nga foltorja, kishte provokuar skandal...

Gruaja të cilën e përzuri Haradinaj sot nga foltorja, kishte provokuar skandal të ngjashëm edhe në Shqipëri (VIDEO)

Një paraqitje të ngjashme e kishte pasur edhe në Tiranë Valdete Dëralla, në momentin kur po mbahej ceremonia e 100 vjetorit të pavarësisë.

Gruaja që pretendon se është pasardhëse e familjes së Mehmet Derallës duket se i ka fiksim tubimet që organizohen për nder të ndonjë ngjarjeje historike. Ajo e dëshmoi edhe sot në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit se nuk e ka problem të mbajë fjalim pa e ftuar askush.

Sot kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj iu desh që për disa çaste të luante rolin e sigurimit. Kjo ndodhi pasi gruaja doli në foltore, mori fjalën dhe filloi të rrëfente ngjarje nga jeta e saj.

Kryeministri e kapi për krahut zonjën dhe me forcë provoi ta largonte prej aty. Zonja reagoi duke i thënë atij se nuk mund të sillet me të ashtu.

E njëjta, situatë të ngjashme kishte provokuar edhe në Tiranë. Por, aty askush nuk kishte dalur në skenë për ta larguar. Edhe pse i pranishëm ishte edhe kryeministri, Edi Rama.

Shikojeni reagimin e saj në minutën e 5-të.

@tn.lajmelokale
@tetovanews