Ballina Aktualitet Lajme Historia e pabesueshme e Bobi Dunbar: Djali që u zhduk dhe u...

Historia e pabesueshme e Bobi Dunbar: Djali që u zhduk dhe u rikthye si një fëmijë tjetër

Bobi Dunbar u zhduk në 1912. Rishfaqja e tij do të sillte një luftë për kujdestarinë e tij, një burrë të arrestuar gabimisht, dhe një test të pabesueshëm ADN-je 90 vjet më vonë.

Kjo ngjarje është e vërtetë dhe është zhvilluar në Luiziana, më 1912, me familjen Dunbar. Në fund, historia doli më e çuditshme dhe më e frikshme se filmat fantastikë.

Më 23 gusht të 1912, familja Dunbar kishte dalë për një shëtitje në afërsi të Liqenit Sueizi në Luiziana. Ndërkohë që pjesa tjetër e familjes po luante në ujë, papritur, djali i vogël Bobi, u zhduk. Lesi dhe Persi Dunbar kërkuan kudo për djalin e tyre, por nuk e gjetën dhe u detyruan të kërkojnë ndihmën e autoriteteve, kërkimi i të cilëve po ashtu nuk pati asnjë rezultat.

Ata kapën dhe hapën trupat alligatorëve dhe hodhën dinamit në liqen duke shpresuar se do të nxjerrin trupin nga uji. Asnjë nga përpjekjet e tyre nuk e gjetën Bobin e vogël.

Pastaj, tetë muaj pas zhdukjes së Bobit, Dunbarët morën një lajm të mirë. Një djalë me tiparë të ngjashme me ato të Bobit ishte parë në Misisipi.

Një burrë me emrin Uilliam Uollter, punonjës i një agjensie udhëtimi ishte parë me djalin. Kur autoritetet e kapën, ai pretendoi se djali ishte Brus Anderson, fëmija i paligjshëm i vëllait të tij dhe një gruaje që punonte për familjen e tij, me emrin Xhulia Anderson.

Ai deklaroi se djali, të cilit ai referohej me emrin Brus, i ishte lënë atij nën kujdestari nga e ëma, Xhulia, ndërkohë që ajo ishte në kërkim të një pune. Shumë vendas e pohuan versionin e tij të historisë, por policia e arrestoi atë dhe e mori djalin nën kujdestari.

Bashkimi fillestar midis djaloshit dhe Dunbarëve mbetet i diskutueshëm deri më sot. Një gazetë pohonte se ishte i gëzueshme dhe se djali menjëherë thirri “Nënë” kur pa Lesin. Gazetat e tjera pohuan se si Lesi, ashtu dhe Persi Dunbar ishin në mëdyshje për konfirmimin se djali ishte Bobi.

Ditën tjetër, pasi e mori djalin në shtëpi për atë natë dhe e lau, Lesi Dunbar tha se ajo kishte identifikuar nishane dhe shenja në trupin e tij, që konfirmonini se ishte djali i saj. Policia i lejoi Dunbarët të merrnin Bobin e vogël në shtëpinë e tyre.

Megjithatë, disa ditë pasi Dunbarët kishin marrë Bobin në shtëpinë e tyre, vetë Xhulia Anderson u shfaq, duke mbështetur pretendimet e Uollterit se djali ishte i saji. Ajo tha se i kishte kërkuar Uollterit të kujdesej për të për disa ditë, ndërsa ajo kërkonte punë, dhe se ato pak ditë ishin kthyer në muaj e ajo nuk kishte qenë në gjendje të gjente një të tillë.

Policia pastaj thirri Dunbarët, duke kërkuar që Bobi të ishte me ta prezent, për të parë nëse Xhulia mund të identifikonte atë saktë.

Ajo nuk mundi. Ajo pyeti nëse ai ishte djali që ishte gjetur, por kur nuk iu dha një përgjigje, pranoi se ajo nuk ishte e sigurt.

Megjithatë, ajo u kthye ditën tjetër duke pretenduar se ajo ishte, në fakt, e bindur se djali i identifikuar si Bobi Dunbar ishte në të vërtetë djali i saj, Brusi. Megjithatë, lajmi ishte përhapur tashmë që ajo kishte qenë në mëdyshje ditën e parë, dhe se djali ishte duke jetuar në mënyrë të qetë me Dunbarët, dhe gjykatat ishin në mëdyshje për ta kthyer çështjen.

Sidoqoftë, në pamundësi për të paguar një gjyq tjetër, Anderson u kthye në shtëpinë e saj në Karolinën e Veriut, duke e lënë djalin me Dunbarët.

Në këtë pikë, Dunbarët ishin plotësisht të bindur se fëmija ishte Bobi. Ai ishte kthyer i lumtur, duke luajtur me vëllezërit e tij dhe tregoi shenja të kujtimit të gjërave në shtëpi.

Për shkak të kësaj, Uollter u dënua për rrëmbim dhe kaloi dy vjet burg për krimin e tij para se avokati i tij të apelonte. Për shkak të kostos së gjykimit të parë, gjykata nuk pranoi ta hapte përsëri çështjen, në vend që ta lironte. Deri në fund të jetës së tij, ai e mbajti pafajësinë e tij.

Deri tani, duket se gjithçka po shkonte mirë dhe bukur. Bobi ishte ribashkuar me familjen e tij dhe ishte përshtatur mirë. Ai u rrit dhe u martua, bëri katër fëmijë, para vdekjes së tij, në vitin 1966. Edhe pse i ishte thënë për ngjarjet që kishin ndodhur gjatë fëmijërisë së tij, anëtarët e familjes tregonin se ai gjithmonë pohonte se e dinte se kush ishte dhe se ai ishte Bobi Dunbar.

Pastaj, në vitin 2004, Bob Dunbar i riu, biri i Bobi Dunbar, pranoi të bënte një test të ADN-je. Vajza e tij, Margaret Dunbar Cutright, po hetonte ngjarjet dhe dëshironte të provonte një herë e përgjithmonë se gjyshi i saj ishte Bobi Dunbar. ADN-ja nga Bob Dunbar i riu u krahasua me ADN-në e një kushëriri të tij, me djalin i vëllait më të ri të Bobi Dunbarit.

Testi ishte përfundimtar: Bob Dunbar i ri nuk kishte asnjë lidhje me gjakun e ndonjë prej familjarëve Dunbar.

Djali që Dunbarët kishin pohuar të ishte Bobi Dunbar shumë vitë më parë, ishte, në fakt, Brusi, biri i Xhulia Anderson.

Sa i përket vërtetë Bobi Dunbarit, fati i tij është ende i panjohur. Margaret beson se fëmija ka rënë në liqen, e ose është mbytur ose është ngrënë nga një aligator. Disa gazetarë thanë se Lesi dhe Persi Dunbar kishin bërë diçka me djalin e tyre dhe kishin përdorur Brus Andersonin për të mbuluar gabimin e tyre.

Autoritetet pohojnë se gjetën gjurmë që largoheshin nga liqeni dhe se ata dëgjuan pretendime nga vendasit se një njeri me pamje të dyshimtë ishte parë duke e marrë atë, por thashethemet kurrë nuk u konfirmuan.

Misteri mbetet i pazgjidhur deri në ditët tona./ati-Bota.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews