Ballina Aktualitet Lajme Kanada dhe Anglia heqin vizat për Maqedoninë deri në fund të vitit...

Kanada dhe Anglia heqin vizat për Maqedoninë deri në fund të vitit 2018?

Analisti politik Dame Çkatroski vlerëson se nuk ka kurrfarë dilema se Maqedonia së shpejti do të jetë anëtarja e ardhshme në NATO. Ai është i bindur se për 5 vite vendi do të bëhet edhe anëtare e BE-së.
“Veçmë është e qartë se Maqedonia do të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s. kjo është punë e kryer. Rreth BE-së do të jetë situata dramatike deri në momentin e fundit por Maqedonia negociatat do t’i fillojë në vitin 20018 dhe për fatin e keq të skeptikëve do të përfundojnë në vitin 2022. Maqedonia do të anëtarësohet në BE në vitin 2022”, vlerëson Çkatrovski.

Sipas tij, gjatë këtij viti do të ketë edhe shumë risi për vendin, transmeton Gazeta Lajm.
“Britania e Madhe deri ën fund të vitit do t’i heqë vizat për Maqedoninë. Diplomacia maqedonase veçmë është duke punuar në një projekt të ngjashëm me Kanadën, ku Kuanda do të na vendoste në grupin me Bullgarinë dhe në fund Australia që deri më 1 shtator të vitit 2018 maqedonasit do të vendosë regjim special për dhënien e vizave”, thotë Çkatrovski.

Sipas tij, këto janë lajmet e mira për vitin 2018, kurse do të ketë edhe shumë tjera. “Tani jemi në anën tjetër. Grupi Ballkani Perëndimor për ne është diçka e kaluar”, vlerëson analisti Çkatrovski në deklaratë për expres.mk.

@tn.lajmelokale
@tetovanews