Ballina Aktualitet Lajme KËRÇOVARËT TË MBULUAR NGA TYMI, TEK “OSLLOME” NË DEFEKT, NXJERR TYM TË...

KËRÇOVARËT TË MBULUAR NGA TYMI, TEK “OSLLOME” NË DEFEKT, NXJERR TYM TË ZI! (VIDEO)

Banorë të Kërçovës ankohen se nga nata e kaluar kanë thithur pluhur dhe tym, nga mbetjet që po lëshon oxhaku i Termoektranës në Osllome. Më të prekur janë fshatrat përreth ku shihet se pluhuri ka mbuluar gjithçka. Nga Termoelektarana për TV21 thanë se ka një defekt, prandaj në ajër shihet gjithë ai tym. Nga atje thonë se defekti do të sanohet shume shpejtë.

Nga ELEM informojnë gjithashtu se ka defekt të sistemit, i cili çoi deri në nxjerrjen e tymit në ajër. Ekipet e Elemit punojnë në terren për të sanuar problemin dhe kyçjen e sërishme të filtrit elektorstatik.

Banorët e Komunës së Kërçovës shprehen të shqetësuar në lidhje me këtë fenomen, i cili çon në rritjen e nivelit të ndotjes së ajrit në Kërçovë.

Derisa po punon TEK “Osllome”, në Kërçovë ka rritje drastike të nivelit të ndotjes së ajrit. Banorët e ish- komunës së Osllomesë janë të indinjuar nga kjo situatë, sepse çdo vit përsëritet e njëjta situatë.

Faqja e Ministrisë së Ambientit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinor për matjen e ndotjes së ajrit nuk funksion që nga 1 qershori dhe nuk mund të dihet se sa është niveli i grimcave PM10 në këto momente në Kërçovë.

Përgatiti: Salije Sadiku

@tn.lajmelokale
@tetovanews