VMRO-DPMNE-ja opozitare ka dorëzuar padi penale në Prokurorinë Themelore Publike kundër kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, për shkeljen e Kushtetutës, ligjeve për Kuvend dhe Rregullores së Kuvendit, për shkak se, siç thonë ata, miratimin e paligjshëm dhe jo-kushtetues të ligjit për gjuhët, njofton Portalb.mk.
Partia opozitare, Xhaferin e akuzon për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar, pasi që sipas tyre, ai ua ka ndaluar të drejtën kushtetuese që deputetët të diskutojnë për amendamentet e dorëzuara pas vërejtjeve të presidentit të shtetit dhe se ka lejuar pa diskutim të votohet ligji për gjuhët.
Ligji i gjuhëve është në ngërç, pasi që presidenti nuk e nënshkruan dekretin dhe me këtë nuk lejon që të shpallet në Gazetën Zyrtare, gjegjësisht të hyjë në fuqi.








![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)





