Ballina Lajme Maqedonia merr datë të kushtëzuar për në BE (VIDEO)

Maqedonia merr datë të kushtëzuar për në BE (VIDEO)

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Maqedonia dhe Shqipëria marrin datë të kushtëzuar për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian konfirmuan se dy vendet nisin bisedimet për anëtarësim në qershor të vitit 2019. Deri atëherë Komisioni Evropian është i obliguar ta përgatisë terrenin për çeljen e negociatave, ndërsa vendet kandidate duhet t’i përmbushin të gjitha kushtet e kërkuara.

Në samitin e Luksemburgut ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së vendosën që t’i japin datë të kushtëzuar Maqedonisë dhe Shqipëri duke i vendosur si kushte kryesore reformat urgjente si është Gjyqësori, lufta kundër korrupsionit dhe lufta kundër krimit të organizuar, ndërsa për Maqedoninë kushte shtesë është edhe zbatimi i Marrëveshjes për emrin me Greqinë. Nëse të gjitha kushtet e kërkuara plotësohen, atëherë nuk do të ketë kurrfarë pengese për çeljen e negociatave.

Këshilli I BE-së vendosi që vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perprektivë të qartë për BE-në dhe është lutur Komisioni Evropian që të përgatisë nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian për vitin e ardhshëm, por kuptohet me nevojën që të përmbushen disa kushte. Nuk janë kërkesa të fuqishme por kuptohet ato duhet të përmbushen. Vendet e Ballkanit Shqipëria dhe Maqedonia duhet të shpërmblehen për atë që kanë bërë vitin e kaluar – deklaroi Gernot Blumel, ministër për BE-në i Austrisë .

Alsat M