Ballina Aktualitet Lajme Parashikimi interesant i Amdi Bajramit (Video)

Parashikimi interesant i Amdi Bajramit (Video)

Deputeti rom, Amdi Bajram sërish ka lëshuar deklarata bombastike në foltoren e Parlamentit të Maqedonisë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ai sot garantoi me shifra të sakta se referendumi për ndryshimin e emrit të Maqedonisë do ta kaloj nga 72 deri në 75 për qind.

Sipas tij, në Maqedoni nuk ka vetëm maqedonas, por edhe shqiptarë, turq, romë, bosnjakë etj.

“Gjithmon kur bisedohet duhet të përmenden edhe romët. Kjo të jetë leksion për të gjithë, kurse unë dhe romët jemi lojal ndaj shtetit tonë dhe e mbështetin. Do të votojmë dhe i ftojë të gjitha partitë rome që ta mbështesin referendumin”, theksoi Amdi Bajram. (INA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews