Ballina Aktualitet Lajme Pazari mes LSDM dhe VMRO-së: Përkrahje të referendumit dhe zgjedhje në këmbim...

Pazari mes LSDM dhe VMRO-së: Përkrahje të referendumit dhe zgjedhje në këmbim të aministisë?!

Javorja “Fokus” ka shkruar në numrin e sotëm se lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski dëshiron që të bëj pazar me liderin e partisë në pushtet LSDM. Kushtet e tij janë se do të përkrahë referendumin për emrin, në këmbim të amnistisë për Nikolla Gruevski dhe njerëzit e tjerë të VMRO-së e qeverisjes së kaluar që po hetohen dhe akuzohen nga Prokuroria Speciale.

“Shefi i opozitës a po përgatit alibi për përkrahjen e referendumit për emrin për një rezultat pozitiv dhe që deputetët e saj më pas ti miratojnë ndryshimet në Kuvend.

“Cili është çmimi për këtë qasje të Mickoskit. Pazari për lirimin e familjes dhe zgjedhjet e reja?”, shkruan “Fokus”. Por nga ana tjetër, kalkulimet e LSDM janë ndryshe dhe megjithatë nuk po bëhen publike.

EKSKLUZIVE/Marrëveshja e fshehtë LSDM – VMRO-DPMNE, çka nuk dijnë shqiptarët?
16 maj 2018

LSDM dhe VMRO-DPMNE gjatë periudhës së fundit kanë zhvilluar takime dhe negociata në nivel të grupeve të punës për rikthimin e dialogut politik në institucione, por edhe për hartimin e një agjende politike.

Këto takime u zhvilluan larg vëmendjes së mediave dhe se në mënyrë sinkron u mbajtën të fshehta edhe nga selitë partiake të LSDM dhe VMRO-DPMNE.

Siç mëson INA, marrëveshja ka qenë që edhe mediat të mbahen sa më larg këtyre negociatave. Në kuadër të këtij dialogu kanë qenë edhe takimet në nivel të liderëve Zaev-Mickoski.

Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski ka theksuar se dokumenti i marrëveshjes shumë shpejt do të bëhet publik se cilat janë kushtet e tyre.

“Ky dokument së shpejti do të bëhet i njohur dhe do ta prezantojmë para opinionit, me kërkesa tona, që në masë të madhe janë plotësuar.”, ka informuar Mickoski.

Por cila është agjenda politike e dy partive më të mëdha që negociuan larg partive shqiptare.

INA mëson se marrëveshja mes tyre është në disa pika, ndër të cilat:

miratimi i ligjeve reformatore;

Transparencë dhe dialog me opozitën për procesin e zgjidhjes së kontestit të emrit;

vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare në pako me ato presidenciale gjatë fillimit të 2019;

KSHZ të udhëhiqet nga VMRO-DPMNE;

VMRO-DPMNE të bëhet pjesë e qeverisë së parakohshme me mandat 100 ditësh dhe që do të organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare me ato presidenciale;

“Status – quo” për Ligjin për gjuhët të ngelet për zgjidhje pas zgjedhjeve;

Nga ana tjetër, nuk dihet se a ka kompromise politike për rastet gjyqësore, ato që po udhëhiqen nga Prokuroria Speciale dhe procesi gjyqësor për 27 prillin. Në rastet e Speciales po vazhdon zvarritja e proceseve gjyqësore, ndërsa në procesin gjyqësor për 27 prillin, në dokumentin e prokurorisë mungon organizatori dhe detaje të tjera për dhunën e organizuar në Kuvend. (INA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews