Ballina Argëtim Politikania ruse ka një apel për vajzat: Mos kryeni marrëdhënie me tifozët...

Politikania ruse ka një apel për vajzat: Mos kryeni marrëdhënie me tifozët e huaj

Një ditë para nisjes së Botërorit, Rusia është kthyer në qendrën e vëmendjes.

Mijëra tifozë nga vende të ndryshme të botës kanë zbarkuar në shtetin rus dhe janë në pritje të spektaklit të futbollit.

Sakaq kryetarja e parlamentit rus ka ardhur me një deklaratë për të gjitha vajzat ruse, të cilave u drejtohet të mos kryejnë marrëdhënie me tifozët e huaj që mbërrijnë për Kupën e Botës.

“Do të ketë vajza që takojnë njerëz dhe pastaj do të lindin. Ndoshta ata do të martohen, ndoshta ata nuk do të. Por fëmijët e fëmijëve do të vuajnë, ashtu siç vuajtën pas Olimpiadës së viteve 1980. Është një gjë nëse prindërit janë të së njëjtës gjini, krejt tjetër në qoftë se ata janë të racave të ndryshme. E di që fëmijët vuajnë gjithashtu dhe të gjithë qëndrojnë me nënën“.-përfundoi Pletnyova.

Sipas statistikave, Rusia është vendi më i prekur me HIV në Europë.

Mësohet se një milion tifozë të futbollit do të mbërrijnë në Rusi për turneun. Mbi dy milionë bileta janë shitur.

@tn.lajmelokale
@tetovanews