Ballina Aktualitet Shqipëri Sa rrezikohen pushimet verore nga kapriçot e motit në Shqipëri?

Sa rrezikohen pushimet verore nga kapriçot e motit në Shqipëri?

Shqipëria përgjatë muajit qershor u përfshi nga një mot i pazakontë, i cili realisht duket se ka prishur jo pak planet për të gjithë ata persona, të cilët kishin planifikuar pushime, ose fundjava në bregdet.

Luhatjet e temperaturave shoqëruar dhe me stuhi shiu të cilat nuk kanë qenë prezente as në stinën e dimrit, kanë ngritur jo pak pyetje lidhur me faktin se si do të jetë kjo stinë vere?

A do të duhet që njerëzit t’i mbajnë edhe gjatë muajve në vijim rrobat e plazhit në dollap?

Çfarë po ndodh me stinët e vitit që duket se janë kthyer “kokë poshtë”?

Meterologia Rezarta Xhakollari,nënvizon se një situatë e tillë nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë, por me të gjithë rajonin e Ballkanit, shkruan Javanews.

Sipas saj, Ballkani këtë fillim vere u përfshi nga zbritja e një mase të ftohte ajri nga Europa Veriore, e cila solli këtë anamoli edhe në vendin tonë.

“Atmosfera është shumë komplekse dhe si pasojë ndodhin këto lloj anomalish dhe luhatjesh të temperaturave. Por nuk mund ta quajmë të jashtëzakonshme, pasi Anticikloni i Azoreve, i cili luan rolin kryesor ne kontinentin Europian në stinën e verës është tërhequr”.

Për të gjithë ata të cilët përballen me një lloje ndjesie “paniku” për stinën e verës metereologija nënvizon se nuk ka vend aspak për shqetësime të tilla.

“Kemi një lajm të mire për të gjithë ata që kanë bërë plane për javën e parë të muajit korrik, pasi pritet të afrohen masat ajrore të nxehta me origjinë nga pjesa veriore e kontinentit afrikan, e cila do të sjellë rritje të menjëhershme të temperaturave.

Këto të fundit do të rikthehen në normën e caktuar të muajit me vlera ku dita e martë dhe e mërkurë do të shënoje rritje të temperaturave deri në 35 gradë celsius”, informon Xhakollari.

@tn.lajmelokale
@tetovanews