Ballina Aktualitet Lajme SFIDA E RADHËS, LISTAT E HAPURA, LSDM KËRKON 1 NJËSI ZGJEDHORE, BDI...

SFIDA E RADHËS, LISTAT E HAPURA, LSDM KËRKON 1 NJËSI ZGJEDHORE, BDI 3, VMRO PA QËNDRIM (VIDEO)

Teksa grupet punuese të partive parlamentare po vijojnë diskutimet për Listën zgjedhore, Kodin zgjedhor dhe modalitete të tjera në këtë segment, përfaqësues të partive dolën me një sërë propozimesh. Partia në pushtet LSDM kërkon që vendi të jetë në një njësi zgjedhore dhe lista të hapura. “Po në lidhje me modelin zgjedhor dhe përcaktimi programues i LSDM-së dhe qëndrimi nuk është ndryshuar se presim që të gjitha partitë politike relevante të pajtohen me propozimin për një njësi zgjedhore dhe me lista të hapura”, tha Tomisllav Tuntev, LSDM.

Për Lëvizjen Besa, modeli zgjedhor aktual i votimit në 6 njësi zgjedhore duhet të zëvendësohet me një njësi të vetme ose me një model të kombinuar. Nga kjo parti janë për lista të hapura.

“Jemi për sistem proporcional me lista të hapura dhe vlerësojmë se me lista të hapura do të jetë një proces më demokratik i kandidimit të kandidatëve, të listave ku nuk do të vihet në shprehje vetëm subjekti politik por do të jenë individët”, tha Fadil Zendeli, Lëvizja Besa.

Por partia shqiptare në pushtet BDI, mendon ndryshe. Ata kërkojnë që vendi të jetë i ndarë në tri njësi zgjedhore.

“Qëndrimi i BDI-së është se zgjidhja më mirë për përfaqësim regjional të gjithë rajonit, Maqedonia të jetë në tre regjione ose modeli i tanishëm gjashtë regjioneve. Sa i përket sistemit zgjedhor në një njësi ne mendojmë se do të humbet përfaqësimi regjional dhe mbesim në qëndrim nëse nuk arrihet marrëveshje në tre regjione, atëherë mbesim në modelin e vjetër gjashtë njësi zgjedhore”, tha Rexhail Ismaili, BDI.

VMRO-DPMNE tani për tani nuk ka qëndrim dhe thonë se po punohet për reformat zgjedhore.

“Të ia lejmë partive politike në komision të punojnë për sistemin zgjedhor dhe të sjellin kualitet në kodin zgjedhor”, tha Dragan Danev, VMRO-DPMNE.

Mbrëmë në Gazetën zyrtare është hapur konkursi për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Komisionit Shtetëror Zgjedhor për gjashtë muajt e ardhshëm. Sipas rregulloreve, kryetari dhe dy anëtarë të KSHZ-së do të duhet të jenë nga opozita kurse partitë në qeveri, duhet që të propozojnë nënkryetar dhe tre anëtarë. Anëtarët do t’i zgjedhë Parlamenti me shumicë votash.

Përgatiti: Zimer Jashari

@tn.lajmelokale
@tetovanews