Ballina Top Lajm Shuhet Fadil Vokrri, ja si i shënoi Vlorës për fanellën e Beogradit...

Shuhet Fadil Vokrri, ja si i shënoi Vlorës për fanellën e Beogradit (VIDEO)

Fadil Vokrri, legjenda e futbollit kosovar, i cili ndëroi jetë pas një sulmi kardiak ka qenë protagonist në ndeshjen e 16 shtatorit të vitit 1987 kur Flamurtari eliminoi Partizanin e Beogradit. Vokrri në atë kohë mbante veshur fanellën e skuadrës serbe dhe realizoi gol në portën e vlonjatëve.

Një ndeshje që kujtohet më shumë emocione nga çdo shqiptar kur Flamurtari heshti tërë Serbinë nga goli fantastik i Sokol Kushtës, i cili nga 16 metra la të shtangur portierin Fahrudin Omeroviq pikërisht në minutën e 76-të, gol që kualifikoi vlonjatët dhe Partizanin e dërgoi në shtëpi, në kuadër të Kupës UEFA.

Futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave në Kosovë, Fadil Vokrri atëkohë luante për Partizanin e Beogradit, përveç që shënoi ai humbi edhe shumë raste.

Goli i Vokrrit on Vidnews.

Vokrri u akuzua pas ndeshjes, se nuk luajti me qëllim ndaj ekipit shqiptar. Në një prononcim të bërë për mediat, legjenda e futbollit shqiptar kujtonte veshtirësitë e asaj përballje.

“E kam pasur shumë të vështirë përballjen me ekipin shqiptar, duke pasur parasysh rrethanat politike shumëvjeçare. Megjithatë, një profesionist duhet të sillet në mënyrë profesionale dhe siç i ka hije një lojtari të vërtetë. Ka pasur disa shkrime në gazeta të ndryshme serbe, të cilat argumentonin jo realitetin, sikur unë nuk kam dashur të luaj kundër Flamurtarit të Vlorës, kundër shqiptarëve”, është shprehur në një intervistë për mediat presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews