Ballina Lajme Stuhi të tmerrshme shiu dhe breshëri godasin rajonin (VIDEO)

Stuhi të tmerrshme shiu dhe breshëri godasin rajonin (VIDEO)

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Erëra e stuhishme goditi Malin e Zi duke shkaktuar dëme të mëdha në shtëpi, ndërtesa dhe pemë. Sllovenia dhe Kroacia gjithashtu janë prekur nga stuhi të tmerrshme por paralajmërohet stuhi e ngjashme në gjithë rajonin, transmeton lajmi.net.

Instituti meteorologjik të Malit të Zi thotë se një stuhi e fuqishme e goditi Lusticën, Budvën, Tivatin ku ka dëmtuar edhe platformën e aeroportit të këtij të fundit. Erërat u rrëzuan çati dhe u shkaktuan aksidente trafiku. Stuhia e përfshiu edhe pjesën jugore të Sllovenisë dhe Kroacisë lindore.

Instituti meteorologjik slloven ngre alarmin në nivelin më të lartë “të kuq”, raporton Hina.Moti i keq ka shkaktuar dëme të mëdha në Slloveni dhe Kroaci, ku paralajmërojnë se mot i ngjashëm do të ketë edhe gjatë ditëve në vazhdim.

Instituti Hidrometeorologjik i Republikës së Maqedonisë ka paralajmëruar sot; edhe në territorin e Serbisë pritet të ketë stuhi të e shoqëruara nga shira të forta dhe erëra.

Ndërsa, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh. Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi deri 8m/s. /Lajmi.net/