Ballina Aktualitet Lajme Sot skadon afati për parashtrimin e kandidatëve për anëtarë të KSHZ-së

Sot skadon afati për parashtrimin e kandidatëve për anëtarë të KSHZ-së

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, në takimin jo-formal me gazetarët ka njoftuar se sot skadon afati ligjor që i obligon partitë politike që të dorëzojnë emrat e tyre në Kuvend për anëtar të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, raporton Portalb.mk.

Megjithatë, ashtu siç deklaroi kryeparlametnari një gjë e tillë deri në këtë moment nuk ka ndodhur.

“Deri sot nuk janë dorëzuar emrat nga partitë. Edhe seanca në Komisionin për Zgjedhje dhe emërime nuk do të mbahet sot. Por pres që deri në fund të ditës emrat e partive do të dorëzohen në Kuvend”, tha Xhaferi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews