Ballina Aktualitet Lajme ZAEV NË ZHELINË, SEJDIU KËRKON NDIHMËN E QEVERISË (VIDEO)

ZAEV NË ZHELINË, SEJDIU KËRKON NDIHMËN E QEVERISË (VIDEO)

Borxhet e vjetra të komunave do të shlyhen me kredi të re, që qeveria do ta marrë në emër të vetëqeverisjeve lokale. Kryeministri Zoran Zaev, kërkoi nga komunat rurale që t;i paraqesin borxhet e tyre sepse Qeveria tashmë ka filluar negociata me kreditorët ndërkombëtarë dhe vendor.

“Ju bëjë thirrje të gjithë komunave parasë gjithash sektorëve financiare të komunave që ta plotësojnë aplikacionin e Ministrisë së Financave, lidhur me borxhet që kanë , si një nga hapat e fundit që të mund të lidhim kontrata me bankat për rreth 125 milionë euro, që të mundemi përmes kredisë ti mbulojmë këto harxhime dhe të ndihmojmë komunave”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Blerim Sejdiu, kryetari i Zhelinës, komunë e cila gjithashtu ka borxhe, tha se pa ndihmën e pushtetit qendror kjo komunë nuk mund të ketë sukses.”

“Biseduam për problemet lokale të komunës së Zhelinës, për borxhin, për projektet tona, ujësjellësin për çerdhet, gjithashtu edhe për rikonstruimin e rrugëve lokale. Ne e dimë se pa pëlqimin e pushtetit qendror ne nuk mund të kemi sukses”, tha Blerim Sejdiu, kryetari i Zhelinës.

Ndryshe kryeministri së bashku me kabinetin e tij sot hapi fabrikën “RABER VEST MENAXHMENT” e cila do të merret për riciklimin e gomave. Vlera e investimit do të jetë 8.5 milionë euro, kurse pritet që në fazën e parë të punësohen 100 punëtorë. Në fazat tjera pritet të punësohen deri në 600 punëtorë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews