Anëtarët e rinj të zgjedhur të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), sot para kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të japin deklarata solemne, transmeton Portalb.mk.
Përparja e përkohshme gjashtëmujore e Komisionit Shtetëror Zgjedhor është zgjedhur me 100 vota “për” në mënyrë eksperte dhe pa diskutim të seancës së 56 që u mbajt të mërkurën mbrëma, pas marrëveshjes që e arritën partitë politike dhe liderët në takimin të hënën.
Kryetari i KSHZ-së është Oliver Derkovski të propozuar nga VMRO-DPMNE-ja, ndërsa nënkryetare është Dimire Shehu nga BDI, ndërsa anëtarë janë Elizabeta Postollovska nga VMRO-DPMNE-ja, Janakie Vitanovski, Boris Kondarko dhe Radica Risteska nga LSDM, si dhe Oliver Saliu nga Besa e fraksionit të Bilall Kasamit.
ME formimin e KSHZ-së janë krijuar kushte për organizimin e referendumit të paralajmëruar për në vjeshtë.








![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)





