Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →
George Clooney fitoi para vitin e kaluar më shumë se çdo aktor tjetër brenda një periudhë 12-muajshe – pjesërisht falë shitjeve të kompanisë së tekuilas, që ai bashkëthemeloi.
Revista Forbes vlerësoi se ylli amerikan, 57 vjeç, ka fituar 239 milionë dollarë – fitime pa taksa – në periudhën nga 1 qershori, 2017, transmeton REL.
Me këtë shumë, Clooney radhitet i dyti në listën vjetore të Forbes për celebritët më të paguar në botë, menjëherë pas boksierit Floyd Mayweather.
E treta është Kylie Jenner, personalitet amerikan televiziv, modele dhe sipërmarrëse.
Grupi muzikor U2 përfshihet po ashtu në dhjetëshen e parë, së bashku me futbollistët Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.








![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)





