Ballina Aktualitet Lajme “Kodra e Diellit”, e lënë në harresë (VIDEO)

“Kodra e Diellit”, e lënë në harresë (VIDEO)

Përkundër premtimeve të Qeverisë për investime të mëdha në Kodrën e Diellit, një gjë e tillë është larg realitetit. Gjendja në të cilën ndodhet sot ky vend turistik lë për të dyshuar se edhe sezonin e ardhshëm dimëror pushteti nuk do të përmirësojë situatën aktuale.

Pamja e parë që sheh me të arritur në Kodrën e Diellit, janë rrugët e shkatërruara, kanalizimi jofunksional dhe mbeturinat e pa grumbulluara prej ditësh. Vizitorët, sidomos ata të huaj, shprehen se kjo pamje i pret vite me radhë ata.

Infrastruktura rrugore kohëve të fundit është dëmtuar shumë ndërsa duhet edhe një plan i detajuar urbanistik të bëhet, me qëllim të parandalimit të ndërtimit vend e pa vend të vilave dhe të tërhiqen sa më tepër vizitorë”

Ne vijmë nga Kosova por është gjynah ta shohësh këtë bukuri natyrore me këto rrugë me këto mbeturina shumë në gjendje të keqe. Ne si vizitorë prej Kosove vijmë të shohim një vend më të mirë, por ajo që shohim këtu është katastrofë”

Nuk është korrekte, nuk është korrekte aspak, dinë ti lënë mbeturinat edhe nga tre katër javë. Shteti duhet ta rregulloj infrastrukturën rrugore, dhe të ketë më tepër higjienë dhe rend – ankohen turistët e pranishëm.

Pronarët e objekteve hotelerike thonë se për shkak të kësaj gjendje, çdo vit e më pak turistë po vizitojnë Kodrën e Diellit.

Vitin e kaluar kishim një kërkesë më të madhe të mysafirëve ndërsa sivjet ka pak rënie – thotë Ashim Hasani, pronar hoteli.

Nga komuna e Tetovës, ashtu sikurse çdo vit thonë se kanë plan, por topin e hedhin në Qeveri. Nga ekzekutivi presin miratimin e projektit të komunës.

Qeveria kishte thirrje sa i përket sferës së turizmit, komuna bashkë me Qendrën e zhvillimit rajonal kanë paraqitur projekt për rregullimin e plotë të kanalizimit dhe rrugës që shpie deri tek të gjitha vikend shtëpizat dhe njëkohësisht edhe rregullimin e parkingut në pjesën e Kodrës së Diellit. Dhe shpresoj se Qeveria do e merr në konsideratë – deklaroi Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.

Pos gjendjes së rrugëve dhe higjienës, as Ndërmarrja “Elem Turs” nuk e mbanë premtimin për teleferikun me gjashtë ulëse.

Bashkim Sulejmani

@tn.lajmelokale
@tetovanews