Ballina Aktualitet Lajme MICKOSKI: NUK E DIMË NËSE ME SIGURI DO TË KETË NJË REFERENDUM

MICKOSKI: NUK E DIMË NËSE ME SIGURI DO TË KETË NJË REFERENDUM

Kreu i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski në intervistën në lidhje me referendumin u shpreh

“Ne do të përpiqemi t’u zbulojmë qytetarëve këto politika të gabuara të qeverisë. Zaev shpesh është betuar, por pastaj për atë që ai u betua nuk e ka përmbushur. Kur u publikua se u arrit një marrëveshje me Greqinë, menjëherë pas asaj konferencë shtypi unë u përgjigja në një konferencë shtypi se nëse kjo marrëveshje do të vihej në një referendum do të votoja kundër. Por shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë. Para së gjithash, nuk e dimë nëse me siguri do të jetë një referendum. Unë nuk e di se si Zaev e planifikon referendumin, kur ne duhet të krijojmë një Komision Shtetëror Zgjedhor. Do të shohim se si do të zhvillohet procesi, të presim dhe pastaj të bëjmë lëvizjet tona dhe të informojmë qytetarët”, përfundoi Miskovski.

@tn.lajmelokale
@tetovanews