Ballina Aktualitet Lajme Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira mesatare, në pjesët veriore me kushte për shi afatshkurtër gjatë pasdites. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore. UV indeksi do të jetë 8.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej nëntë deri në 18 gradë Celsius, ndërsa temperatura e ditës prej 17 deri në 31 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë i vranët. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore. UV-8. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 16 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 28 gradë Celsius.

Sipas DPHM, vijon periudhë e motit kryesisht stabil dhe më i ngrohtë, përveç të premten kur në orët e pasdites në veri do të ketë kushte për shi afatshkurtër dhe bubullima të rralla.

@tn.lajmelokale
@tetovanews