Ballina Lajme Nesër partitë tentojnë të zhbllokojnë krizën me KSHZ

Nesër partitë tentojnë të zhbllokojnë krizën me KSHZ

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Lideri i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski edhe nga protesta e sotme që u mbajt në Kavadar kërkoi amnisti për të akuzuarit dhe të gjykuarit për hyrjen e dhunshme në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar. Disa prej argumenteve në fjalimin e tij ishin se ata janë patriotë maqedonas dhe nëse ka mundur të ketë amnisti për më shumë se 800 të burgosur, atëherë duhet të ketë edhe për hyrjen e dhunshme në Kuvend. Por, menjëherë përsëriti se kërkesa për falje nuk ka lidhje me bllokimin e emërimit të anëtarëve të ri të KSHZ-së, pa çka s’mund të mbahet referendumi për emrin.

Kur nga pushteti do thonë se bini në ujdi për KSHZ-në që ne të sigurojmë amnisti, duhet të dinë se gënjeshtrat e tilla nuk kanë fund. Jo njerëz, ne nuk kërkojmë asgjë. Ne vetëm kërkojmë kushte të drejta që të mund t’ju deklasojmë në zgjedhjet e ardhme të parakohshme parlamentare. këtë e duam ne – deklaroi Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Opozita pohon se bllokimi i KSHZ-së nuk është për shkak të referendumit të pritur për emrin, por është si pasojë e marrëveshjes me pushtetin që VMRO-DPMNE të kthehet në Kuvend dhe t’i mbështes ligjet reformuese në këmbim të një ligji të ri për financimin e partive politike dhe marrëveshje për qeveri të Përzhinos për zgjedhjet e ardhshme. Pushteti pranon se janë marrë vesh për ligj të ri për financimin e partive, por jo edhe model të qeverisë gjatë zgjedhjeve si ajo e Përzhinos. Thuajse është e sigurt se javën e ardhme, madje që nesër të ketë takim të grupeve të punës nga të dyja palët. Nëse nuk gjendet zgjidhje e shpejtë, nuk përjashtohet mundësia e mbajtjes së takimit të liderëve pasi veç më po rrjedhin afatet e fundit që teorikisht referendumi të mund të mbahet në fund të shtatorit.