Ballina Aktualitet Lajme Seanca të reja për lëndët “Tortura”, “Tarifa”, “Lëndina” dhe “Dhuna në Qendër”

Seanca të reja për lëndët “Tortura”, “Tarifa”, “Lëndina” dhe “Dhuna në Qendër”

Në Gjykatën Penale sot janë caktuar seanca të reja për lëndët e Prokurorisë Publike Speciale “Tortura”, “Tarifa”, “Lëndina” dhe “Dhuna në Qendër”.

Seanca paraprake për lëndën “Tortura” u shty për shkak të mosparaqitjes së të akuzuarit Filip Atanasov, për të cilën avokati i tij, Ljupço Shvërgovski parashtroi vërtetim mjekësor me shkrim.

Gjykatësja Aleksandra Ristevska paralajmëroi se kjo do të jetë shtyrja e fundit dhe tha se nga seanca e ardhshme do ta ndajë procedurën nëse dikush është i sëmurë, sepse, siç tha, kjo është në interes të të akuzuarve, të të dëmtuarit, prokurorëve, avokatëve mbrojtës dhe gjykatësit.

Në lëndën “Tortura” të akuzuar janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish- njeriu i parë i njësisë “Alfat” Ivica Antevski – Puki dhe pesë pjesëtarë të njësisë.

Prokuroria Speciale Publike i ndjekë për torturë dhe veprim tjetër brutal, jonjerëzor apo poshtërues dhe ndëshkim, për mënyrën e privimit nga liria e liderit të Të bashkuarve për Maqedoninë dhe ish-ministër i Punëve të Brendshme, Ljube Boshkovski, më 6 qershor të vitit 2011, një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në bankën e të akuzuarve sot duhet të ulen edhe ish-drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM”, Dejan Boshkovski si edhe dy persona të tjerë, të cilët akuzohen për lënfën “Tarifa”.

Bëhet fjalë për akuzë për furnizimin e paligjshëm të sistemit softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë” në vlerë prej rreth katër milionë euro.

Sipas aktakuzës së PPS-së, të akuzuarit e kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimin në procedurën për furnizim publik të softuerit – “ERP Sistem”. Të akuzuarit me moskryerjen e pozitës zyrtare kanë mundësuar personi juridik – konsorcium, i cili më pas e ka marrë tenderin të kualifikohet në fazën e dytë të negociatave gjatë furnizimit publik, edhe pse nuk e ka dorëzuar dokumentacionin e plotë.

Seancë e re do të mbahet edhe lëndën “Lëndina” të PSP-së, Dragan Pavloviq – Llatas, Sërgjan Pavlloviq dhe Zvezdan Pavlloviq sot në Gjykatën Penale u shprehën se nuk ndjehen fajtorë për ndërtimin e paligjshëm të tre objekteve në Zelenikovë.

Sipas aktakuzës, ata kanë ndërtuar tre uikend-shtëpi në Komunën e Zelenikovës pa pasur leje për ndërtim të tillë, gjegjësisht pa miratim për ndërtim. Llatas ka ndërtuar uikend-shtëpi prej 317 metra katrorë, ndërsa vëllezërit e tij me kuadraturë prej 130, gjegjësisht 104 metra katrorë.

Në përmbledhjen e dëshmive të PSP, midis të cilëve edhe inçizime satelitore, ekspertizë, si dhe dokumentacioni i mbetur, këto tre uikend-shtëpi kanë filluar të ndërtohen në vitin 2011, ndërsa leja për ndërtimin e tyre nga komuna është marrë në vitin 2013 kur ka mbaruar ndërtimi i tyre.

Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 sot Seancë gjyqësore duhet të mbahet dhe për lëndën “Dhuna në Komunën Qendër”.

Në lëndën “Dhuna në Qendër” të akuzuar janë 14 persona, në mesin e të cilëve dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniela Rangelova.

Në seancën e mëparshme, fajin për ngjarjet para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013, e pranuan i akuzuari i katërt, Tomisllav Llazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski dhe u dënuan me kusht. Për të akuzuarin e shtatë Dimçe Kërstev, megjithatë, zhvillohet procedurë e ndarë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews