OBRM-PDUKM opozitare nëpërmjet një komunikate ka komentuar se sjellja e kryeministrit Zoran Zaev është jo shtetërore, jo maqedonase dhe për të ardhur turp.
“Zoran Zaevit jo që vetën nuk i intereson mbrojtja e interesave kombëtare dhe mendimi i qytetarëve por nuk i intereson as mbrojtja e vlerave për të cilët kanë sakrifikuar gjeneratat e më hershme. Zoran Zaev nuk i intereson se se cilin shtet do t’ia lë gjeneratave të ardhshme, ndërsa betoheshe në ato”, thuhet në komunikatë.
Opozita tha se Zaev dhe shumica qeverisëse me vetëdije bën shkeljen e Kushtetutës, ligjeve dhe proceduarave me qëllim që me çdo çmim të zbatojë marrëveshjen kapitulluese për ndryshimin e emrit.
Zaev pa principe barazon anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE me ndryshimin e emrit kushtetues, edhe pse nga vetë institucionet iu është thënë se në fakt duhen reforma të vërteta. LSDM po i keqpërdor aspiratat euroatlantike të Republikës së Maqedonisë për shtrëngimin e politikave të saja kapitulluese në mënyrë duke i bllokuar të gjithë ato që mendojnë kundër”, vlerësojnë nga OBRM-PDUKM. /Telegrafi/








![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)





