Ballina Aktualitet Lajme VMRO KUNDËR NDRYSHIMIT TË KODIT ZGJEDHOR, SHUMICA PARLAMENTARE REFUZON KËRKESËN

VMRO KUNDËR NDRYSHIMIT TË KODIT ZGJEDHOR, SHUMICA PARLAMENTARE REFUZON KËRKESËN

Pas pothuajse një ore debat, Kuvendi sot pasdite miratoi rendin e ditës të seancës së 53-të në program të së cilës janë edhe ndryshimet e Kodit Zgjedhor për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve me procedurë të shkurtuar.

Shumica parlamentare e edhe sot nuk pranoi propozimin VMRO-DPMNE-së që të tërhiqet nga rendi i ditës pika e 12, e cila është propozimi i Qeverisë për ndryshimet në Kodin zgjedhor.

Koordinatori i VMRO-DPMNE-së Dragan Danev, gjatë seancës ka kritikuar kryetarin e kuvendit Talat Xhaferi, pasi ai po shkel rregulloren e kuvendit.

“Elaborimi i juaj i gjerë pse dhe si është, është një dëshmi për opinionin e Maqedonisë, se edhe kësaj radhe për fat të keq po shkelet rregulloja për punë të Kuvendit të RM-së. Këtë e kanë të qartë edhe kolegët e LSDM-së. Mendoj se duhet të marrë fund kjo epokë e shkeljes së përditshme të rregullores për punë në këtë shtëpi ligjdhënëse”, tha Dragan Danev – VMRO-DPMNE.

Dje Kuvendi votoi nevojën për miratimin e propozim-ndryshimeve të kodit zgjedhor, ku Qeveria kërkon që anëtarët e KSHZ të zgjidhen me shumicë apsolute prej 61 votash dhe jo me dy të tretën e votave.

Pas votimit të djeshëm të nevojës që këto propozim ndryshime të miratohen me procedurë të shkurtër, ende nuk ështa caktuar seancë e Komisionit amë, që është Komisioni për çështje evropiane. Kjo për shkak se siç thonë përfaqësuesit e partive politike, tu jepet hapësirë liderëve politik, të diskutojnë në takim liderësh me qëllim që të gjendet zgjidhje eventuale për KSHZ-në.

@tn.lajmelokale
@tetovanews