Ballina Aktualitet Lajme Zekiri harron korrupsionin qeveritar, vazhdon të ‘kacafytet” me BFI-në

Zekiri harron korrupsionin qeveritar, vazhdon të ‘kacafytet” me BFI-në

Deputeti i LSDM-së nuk ka thënë as edhe një fjalë për skandalin e fundit korruptiv të qeverisë me fondin e inovacionit.

Heshtja e tij në këtë drejtim është e cuditshme sepse bëhet fjalë për miliona para të buxhetit të shtetit për projekte qesharake dhe aspak inovative.

Zekiri ka vendosur të merret me BFIM-në dhe pikërisht sot ka dërguar disa pyetje lidhur me cështje në Prokurori.

“Sot dorezova ne Prokurorin Speciale kerkese qe te kontrollohen bisedat telefonike te kryetarit te Bashkesise Islame Sulejman Rexhepi ne baze e cilave mund te vertetohen ose jo dyshimet per keqperdorimin e detyres.

Perndryshe ende po pres pergjigje nga BFI :
A eshe e vertet se çmimi per nje haxhi kete vite eshte 4100 euro ose 720 euro me shtrejt se vitin e kaluar?

A eshte e vertet se haxhilerve ua shitni vizat e haxhit nga 500 euro edhe pse ato jane falas?

A eshte e vertet se per keqperdorimin e vizave te haxhit permendeni edhe ne nje nga raportet e Departamentit Amerikan te Shtetit?

A eshte e vertet se keqperdorni pronat e BFI-se per interesat tuaja te ngushta?

Sa imam e profesor ne medrese e fakultet kane ngelur pa ua paguar sigurimin pensional dhe invalidor?

P.S BFI duhet te tregoj edhe numrin e sakt sa persona nga Maqedonia jane paraqitur kete vite per te shkuar ne haxhxh?”, ka shruar Zekiri.

@tn.lajmelokale
@tetovanews