Ballina Aktualitet Lajme Zjarr në një qendër tregtare në Shkup

Zjarr në një qendër tregtare në Shkup

Një zjarr masiv sot pasdite ka përfshirë hapësirat e nëndheshme të qendrës tregtare “Antiko” në lagjen Karposh 4 në Shkup.

Në disa rrjete sociale janë publikuar foto nga vendi i ngjarjes, ku shihet tymi i madh që del nga bodrumi i kësaj qendre dhe kati përdhes, nga ku del tym dhe zjarr. Në këtë pjesë siç dihet është parkingu i makinave, por edhe dyqane dhe magazina.

Nga Njësia e zjarrëfikësve të Shkupit theksojnë se katër makinat e tyre janë në terren dhe se kanë ndërmarrë të gjitha masat për shuarjen e zjarrit. (INA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews