Ballina Lajme Anulohet sërish fjalimi i Dimitrov para deputetëve

Anulohet sërish fjalimi i Dimitrov para deputetëve

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Ministri për punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov, as sot nuk do të raportoj para deputetëve të Komisionit për politikë të Jashtme. Seanca është shtyrë për të katërtën herë nga kryetari Komisionit Antonio Milloshoski. Milloshoski kërkoi që deputetët që posedojnë certifikatë sigurie të marrin matrialet e klasifikuara nga dy takimet mes dy liderëve të mbajtura tek presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov.