Ballina Aktualitet Lajme KOMPANIA E ANGJUSHEVIT “BRAKO” FITON TENDER SHTETËROR

KOMPANIA E ANGJUSHEVIT “BRAKO” FITON TENDER SHTETËROR

Kompania “Brako” nga Veles, ku bashkëpronar është zv. kryeministri Koço Angjushev ka fituar tender nga shteti.

Për rreth 37 mijë euro kompania duhet të dorëzojë rrjet për mbrojtje nga rrëshqitja e tokës të rrugëve shtetërore të “Rrugët e Maqedonisë”. Marrëveshja është kyçur me 9-tin e muajit të kaluar. Në tenderin të cilin e ka publikuar ndërmarrja e cila për rrugët në vend janë paraqitur tre kompani. Po oferta më e mirë ka qenë e Barkos.

Angjushev dje deklaroi se në të ardhmen kompanitë e lidhura me të, nuk do të aplikojnë për ndihmë financiare nga institucionet e shtetit.

Përndryshe, për tenderin e fituar nga “Rrugët e Maqedonisë”, kompania “Brako” duhet të dorëzojë 14.360 metra katror rrjet mbrojtës, ndërsa një metër katror kushton 133 denarë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews