Ballina Aktualitet Lajme MAQEDONI, 957 MAGJISTRA DHE 34 DOKTOR SHKENCASH TË PAPUNË

MAQEDONI, 957 MAGJISTRA DHE 34 DOKTOR SHKENCASH TË PAPUNË

Këto ditë është realizuar një hulumtim nga Fakulteti.mk nga i cili mund të kuptohet se sa magjistra dhe doktor shkencash janë të pa punë në Maqedoni si dhe numri i papunësisë nëpër qytetet e Maqedonisë.

Rezultatet tregojnë se që nga mëvetësimi deri më sot në vend kanë diplomuar 164.234 studentë.

Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë, për momentin ka 12.133 qytetarë të pa punësuar me arsim të lartë, 957 magjistra dhe 34 doktor shkencash pa punë.

Kurse numri më i madh i të papunësuarve që kanë kryer fakultet është në Shkup- 2.211 të papunsëuar, pastaj Tetova me 1.358 të papunësuar, Manastiri me 1.040 të papunësuar, Kumanova 960 të papunësuar dhe Prilepi me 912 të papunësuar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews