Ballina Aktualitet Lajme Maqedoni, KSHZ-ja sot do të bëjë ndryshim të kalendarit për reklama mediatike

Maqedoni, KSHZ-ja sot do të bëjë ndryshim të kalendarit për reklama mediatike

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot duhet të bëjë ndryshim në librin e afateve me të cilin afati për dorëzimin e listës së çmimoreve për prezantim mediatik lidhur me referendumin e caktuar për më 30 shtator, do të vazhdohet deri nesër.

Vetëm propozuesi i autorizuar, në këtë rast Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, ka qasje të privilegjuar deri te shërbimet të cilat i sigurojnë radiodifuzerët, mediat e shtypura dhe mediat elektronike (internet portalet), të parashikuara me Kodin Zgjedhor.

Të gjitha subjektet e tjera, mund të kenë prezantim të tyre medial lidhur me Referendumin 2018, por qasja deri te shërbimet e mediave është nën kushte të tregut, sipas rregullave dhe politikave për reklamim të paguar të çdo mediumi.

Propozuesi i autorizuar, shërbimet të cilat i ka shfrytëzuar për propagandën publike i paguan nga mjetet personale, sipas listës së çmimeve të përcaktuara nga mediumet dhe të dorëzuara deri tek KSHZ. Subjektet e tjera, shërbimet e shfrytëzuara për prezantim personal mediatik i paguajnë nga mjetet personale.

@tn.lajmelokale
@tetovanews