Ballina Aktualitet Lajme Ndryshimet Kushtetuese, caktohet seanca për ditën e hënë (VIDEO)

Ndryshimet Kushtetuese, caktohet seanca për ditën e hënë (VIDEO)

Ditëve në vijim, deputetët do të kenë mundësinë e shqyrtimit të materialeve të cilat i kanë pranuar në kuadër të propozimit për qasje në ndryshime kushtetuese, si nismë nga Qeveria. Kuvendi ka caktuar seancë plenare dhe më vonë seancë të Komisionit për çështje kushtetuese për ditën e hënë, me këtë pikë të rendit të ditës. Procedura për ndryshime kushtetuese kalon në tre faza. Në fazën e parë, Komisioni për çështje kushtetuese duhet të procedojë nismën e Qeverisë për qasje në ndryshim të Kushtetutës. Nënkryetari i LSDM-së dhe deputet në Kuvend, Aleksandër Kiracovski, thotë se mbajtja e seancës së Komisionit varet Talat Xhaferi, i cili është kryetar edhe i Komisionit për çështje kushtetuese. Komisioni në fjalë përbëhet gjithsej nga 16 anëtarë dhe kryetari.

https://youtu.be/I3q7M94acds

Mbajtja e seancës varet nga kryetari i Kuvendit i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Komisionit për çështje kushtetuese. Unë besoj se deri në fund të javës do të kemi iniciativë për mbajtjen e asaj seance dhe normalisht, pas asaj edhe seancës plenare”- u shpreh Aleksandër Kiracovski, nënkryetar i LSDM-së.

Sipas rregullores së Kuvendit, e shumta 10 ditë mund të debatohen në komisionin për çështje kushtetuese i cili duhet të konstatojë nevojën për ndryshime, dhe e shumta dhjetë 10 ditë të tjera në seancë plenare. Këtë e thekson ish nënkryetari i Kuvendit Besim Dogani.

Procedurat e diskutimit zgjasin diku rreth dhjetë ditë ku bëhet shqyrtimi i përgjithshëm i propozimit dhe ky propozim duhet të kalojë me 2/3, respektivisht 80 deputetë. Dhe nëse kjo fazë nuk kalon atëherë nuk vijojnë fazat tjera”- theksoi Besim Dogani, ish nënkryetar i Kuvendit.

Faza e dytë, gjegjësisht kthimi i procedurës nga plenarja në komision përfshin vërtetimin e draft-amendamenteve. Prej përfundimit të draft-amendamenteve, deri në mbajtjen se seancës plenare për miratimin e tyre, patjetër të kalojnë më pak 30 ditë. Në plenare, draft-amendamentet miratohen me shumicë nga numri i përgjithshëm i deputetëve, 61 deputetë. Pasi Kuvendi t’i marojë draft-mandamentet, ata shkojnë në fazën e debatit publik, kohëzgjatjen e të cilës e cakton vetë Kuvendi. Gjatë kësaj faze, Qeveria duhet të përpilojë propozim-amendamentet. Nga momenti i dorëzimit të propozim-amendamenteve në Kuvend deri në mbajtjen e seancës plenare për përfundimin e fazës së tretë dhe të fundit, duhet të kalojnë të paktën 30 ditë. Për amendamentin e preambulës, përveç 2/3, nevojitet edhe shumë me Badenter. Ish nënkryetari i Kuvendit Besim Dogani, është pesimist se mund të sigurohet shumicë prej 2/3.

Sipas të gjitha gjasave, sipas të gjitha deklaratave që janë dhënë deri tani, pjesa e VMRO-së nuk dëshiron që të jetë pjesë e ndryshimeve kushtetuese, nga ana tjetër, dëgjuam edhe nga Aleanca për Shqiptarët dhe nga njëri krah i Besës se votimin e tyre do ta kushtëzojnë me hapje të gjerë të kushtetutës ku do të bisedohet edhe për të drejtat e shqiptarëve. Në këtë drejtim besoj se mbetet LSDM-ja dhe BDI-ja me ndonjë deputet ekstra që e kanë përfituar brenda kohës që nuk përbën më shumë se 71-72 deputetë”- tha Besim Dogani, ish nënkryetar i Kuvendit.

Nëse procedura përfshin kohëzgjatjen minimale, për përfundim të saj do të nevojiten të paktën 3 muaj e gjysmë.

Fatlume Dervishi

@tn.lajmelokale
@tetovanews