Ballina Aktualitet Lajme 16 tonelata derivate raketore ruhen në Gjorçe Petrov (VIDEO)

16 tonelata derivate raketore ruhen në Gjorçe Petrov (VIDEO)

Në Gjorçe Petrov, ende ruhen mbi 16 tonelata derivate raketore, e cila kohë më parë është përdorur për raketat e shpërndarjes së vranësirave. Kjo mbetje del të jetë e rrezikshme për shkak të radioaktivitetit dhe rrezikut të ndonjë shpërthimi të mundshëm.

Sipas informatave me të cilat disponon Alsat, NATO ka kërkuar nga autoritetet vendase që të asgjësohet kjo mbetje, mirëpo askush deri tani nuk e ka marrë përsipër për të asgjësuar këtë lëndë të rrezikshme. Nga kompania Makpetrol, nën pronësi e të cilës janë hapësirat ku është deponuar ky lloj karburanti, thonë se materialet e deponuara i përkasin Qeverisë dhe se ajo është kompetente për to.

“Makpetrol është pronar i pronës së patundshme ku gjenden objektet e Temko-s, në të cilat rruhen gjëra të cilat janë në pronësi të Republikës së Maqedonisë. Për të gjitha pyetjet në lidhje gjërat që rruhen këtu, duhet të drejtoheni te shërbimet përgjegjëse të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë”.

Qeveria pranon ekzistimin e kësaj lënde në hapësirat e Temkos. Zëvendësministri i Mjedisit Jetësorë Jani Makraduli thotë se asgjësimi do të bëhet duke respektuar standardet ekologjike dhe në transparencë të plotë ndaj opinionit.

Ajo është fabrikë që ka eksituar në ish-Jugosllavinë. Të gjitha metodat e shkatërrimit të lëndëve të ndryshme bëhen në bazë të standardeve ekologjike edhe në bazë të shpalljes publike se kush do e bëj një gjë të tillë. Prandaj kjo nuk do të bëhet rastësisht dhe në mënyrë jo transparente”. – theksoi Jani Makraduli- zëvendës-ministër i Mjedisit Jetësorë.

Sipas burimeve të Alsat, asgjësimi i kësaj mbetje ka dështuar disa herë për shkak të efekteve negative që ka ky lloj karburanti për florën dhe faunën. Megjithatë, nga Qeveria nuk japin detaje se përse deri tani nuk janë asgjësuar këto 16 ton karburant, as kur dhe si do të asgjësohet.

@tn.lajmelokale
@tetovanews