Ballina Aktualitet Lajme Gruevski përfiton nga azili hungarez për fëmijë pa shoqërimin e prindërve…(VIDEO)

Gruevski përfiton nga azili hungarez për fëmijë pa shoqërimin e prindërve…(VIDEO)

Nikolla Gruevski do të ketë trajtim special sepse ka qenë 10 vjet kryeministër. Kështu është përgjigjur në pyetje deputetësh, Ballash Orban, sekretari shtetëror në kabinetin e kryeministrit Viktor Orban, në parlamentin hungarez.

Ai është pyetur lidhur me këtë, duke pasur parasysh faktin se sipas ligjit të Hungarisë, trajtimi special për azilkërkuesit vlen në rast se azilkërkuesi është fëmijë pa shoqërimin e prindërve, grua shtatëzënë, person me nevoja të veçanta ose me aftësi të kufizuara fizike dhe të ngjashme.

Siç transmeton Indeks.hu, Ballash Orban, ka konfirmuar se Gruevski vërtetë ka aplikuar për azil, duke e përsëritur se qëllimin për kërkesën për azil nga Hungaria, e ka thënë në ambasadë në një shtet tjetër, pa treguar se cila ka qenë.

Ballash Orban ka refuzuar të përgjigjet nëse ka arritur Gruevski në Hungari, nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë, por ka thënë se autoritetet hungareze i kanë ndihmuar.

Deputeti i partisë së dytë më të madhe në parlamentin hungarez Jobik, Adam Mirkoshki, ka deklaruar se bëhet fjalë për një skenar shumë të keq të një, siç ka thënë ai filmi me spiunazhë, duke shtuar se do të ishte shumë qesharake të mos ishte e përzier qeveria hungareze.

Partia opozitare LMP, në një konferencë për media, ka kërkuar formimin e një komisioni anketues për rastin me Nikolla Gruevskin, që të vërtëtohet përzierja eventuale të autoriteteve hungareze në arratisjen e ish kryeministrit të dënuar. /SHENJA/

https://youtu.be/l6ZcVPBUjRs

@tn.lajmelokale
@tetovanews