Ndryshimet ligjore për mbrojtje të fëmijëve parashohin ndërprerjen e shtesave për lindjen e tretë, kjo masë u miratua më vitin 2009 nga qeveria e VMRO-DPMNE-së. Propozim ligji është shpallur në faqen e Qendrës Nacionale të Regjistrit Qendror (QNRQ).
Ky ligj do të ndërpritet për shkak që sipas qeverisë së re nuk ka pasur ndikim pozitiv në shtimin e popullsisë, siç priteshte nga qeveria e kaluar e cila e solli këtë ligj.
Në vend të ligjit për shtesa për fëmijë të tretë parashihet ndihmesë e pakthyeshme e cila do tu jepet vetëm njëherë në vlerë prej 5000 denarëve për fëmijën e parë, për të dytin parashihet të jepen 20.000 denarë dhe të tretin prej 60.000 mijë denarësh, informojnë nga Ministria për punë dhe politikë sociale.
Sipas ligjit të deritanishëm për fëmijën e tretë janë ndarë nga 8.048 denarë çdo muaj për 10 vjet, ndërsa për fëmijën e katërt vlera arrinte deri në 11.267 në afat kohor për 15 vite.
Prindërit që kanë fituar të drejtën me ligj të marrin shtesa mujore nuk do t`u u ndërpriten shtesat deri në përfundimin e afatit prej 10 viteve, gjegjësisht 15 viteve për fëmijën e katërt.








![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)





