Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →
Një aksident i rëndë ka ndodhur në një autostradë në Cyrih.
Autobusi i mbushur plot me pasagjerë është përplasur është përplasur rreth orës 04:15 minuta sapo kishte kaluar qytetin e Cyrihut.
Autobusi i agjencisë ‘Flixbus’, ishte nisur nga Genova dhe kishte si destinacion përfundimtar Duseldorfin. Në këtë mjet udhëtonin edhe dy shqiptarë, që mësohet se kanë mbetur të plagosur.
Autobusi është përplasur me një mur. Për pasojë ka mbetur i vdekur një person, 44 të tjerë janë plagosur.
Të gjithë janë dërguar në spitalin e Zyrihut, ku tre prej tyre janë në gjendje të rëndë, mes të cilëve janë dy shoferët e autobusit.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, në autobus ishin duke udhëtuar 49 pasagjerë dhe dy shoferët.














- Bërvenicë: Deri në orën 17:00 votuan 7.902 qytetarë, tejkalohet pjesëmarrja e gjithë raundit të parë
- Tragjedia në Gjilan: Arrestohet babai i 27-vjeçarit që u gjet i pajetë bashkë me foshnjën – rasti hetohet si vrasje e rëndë
- Kronika e Tetovës dhe Gostivarit – 1 nëntor 2026
- VIDEO / “Simfonia e artë e Alpeve” – Telereportazhi i Tom Therçajt që sjell magjinë e Vermoshit, artin dhe traditat e Kelmendit
- Tetova nikoqire e turneut ndërkombëtar të karatesë “Golden Cup Tetova 2026”, pjesëmarrës sportistë nga pesë vende



























