Ballina Aktualitet Lajme Almakos: Pritet kalimi i Hazbi Likës te Aleanca për Shqiptarët?!

Almakos: Pritet kalimi i Hazbi Likës te Aleanca për Shqiptarët?!

Vetëm kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari dhe ish deputeti dhe nënkryetari i partisë, Rafiz Haliti kanë reaguar ndaj ndërrimit të Hazbi Likës nga posti i sekretarit organizativ në BDI.

Zgjedhja e Atilla Rexhepit për sekretar të përgjithshëm dhe të Artan Grubit për sekretar organizativ në BDI ka shkaktuar turbulenca te bashkëpartiakët. Rexhepi vjen në vend të Abdilaqim Ademit tashmë të ndjerë, kurse Grubi në pozicionin e Likës.

Almakos nga burime të sigurta brenda BDI-së ka mësuar që edhe pse në opinion u shpërfaq gjoja se këto ndryshime kanë kaluar pa probleme, në mbledhjen e kryesisë ka patur tensione të mëdha në diskutimet e kësaj partie për hapërimet e mëtejme të saj, sidomos pas këtyre rokadave brenda partiake.

Megjithëkëtë duket se Lika nuk po rrin duarkryq. Informatat e Almakos flasin se Aleanca për Shqiptarët tashmë ka rënë në kontakt me Likën dhe se bisedimet deri më tani kanë shkuar shumë mirë për një bashkëpunim të mundshëm eventual, madje disa burime në BDI shtojnë se Hazbi Lika është shumë pranë kalimit të tij në partinë e Ziadin Selës.

Nuk dihet se sa persona të tjerë mund të tërheq nga BDI-ja me vete Lika, por një gjë është e sigurtë: Ali Ahmetit po i dalin punët nga kontrolli.

Ndryshe, Lika pas largimit nga posti i sekretarit organizativ është çështje kohe kur ai do të largohet edhe nga posti i zëvendës kryeministrit./Almakos

@tn.lajmelokale
@tetovanews