Ballina Aktualitet Lajme Apel partive shqiptare dhe qeverisë Zaev në Maqedoni

Apel partive shqiptare dhe qeverisë Zaev në Maqedoni

Adil Mustafa

A P E L
Drejtuar: -Partive shqiptare ne qeveri dhe opozit
,kryetarit parlamentit , te gjithe deputeteve shqiptare dhe qeveris Zaev ne Maqedoni!!!

U bej apel te lartepermendurve ne Republiken e Maqedonise qe ashtu si qe votuan te gjithe bashkarishte nismen per hapjen e kushtetus per ndryshim te emrit dhe marreveshjen e Prespes si kushte per antarsim ne NATO dhe EU ashtu te gjithe duhet bashkarisht te vetedisohen e te jene kembengules e te kerkoin amandamentet per te miren e Maqedonis qe shqiptaret te jene:
1.Shteteformues
2.Gjuha shqipe zyrtare
3.Shtet binacional e jo unitar me sistem qeverises federativ ose kofederativ.

SHQIPTARËT NË MAQEDONINË VERIORE NUK JANË POPULL PA EMËR DHE IDENTITET, NUK JANË NUMRA DHE PËRQINDJE, QYTETARË PREJ 20%, POR JANË POPULL AUTOKTON, JETOJNË NË VAZHDIMËSI HISTORIKE DHE GJEOGRAFIKE NË TROJET E VETA ETNIKE DHE PËRBËJNË SHUMICË PREJ SË PAKU 40% TË POPULLSISË NË MAQEDONI DHE DUHEN TE JENE SHTETEFORMUES DHE GJUHA SHQIPE ZYRTARE.

Edhe kësaj radhe, nëse qeveria aktuale dhe partitë shqiptare në pushtet ne Maqedoni do të tentojnë t’i anashkalojnë kërkesat reale, të drejta dhe të ligjshme të popullit shqiptar për barazi kombëtare, për status juridik- kushtetues dhe politike të barabartë, do të fillojnë procese të reje, lëvizje të reja politike,protesta në Maqedoni, të cilat do ta vënë në pikëpyetje ekzistencën e këtij shteti në të ardhmen.
Forumi nderkombetare per te drejtat dhe lirit e njeriut shehe qe ne maqedoni ka shkelje e te drejtave te njeriut ,te drejtat e prone ,te drejtat e biznesit a Maqedonia eshte nenshkruese ne OKB qe garanton per keto te drejta a ne marreveshjen e Prespes as qe u thirren shqipptaret e as qe u pyeten per emrin e per ate para referendumit ne date 20 gusht 2018 IGFM organizoi debat me intelektualet dhe nga zeri I intelektualeve dolen kerkesat kushtezuese ku u krijua keshilli i intelektualeve per barazi ne Maqedoni dhe date 26 shtatore doli me vendim PRO referendumit po me kerkesa dhe memorandium kushtezuese qe me hapjen e kushtetutes te rregullohet statusi juridiko kushtetus i shqiptareve ne Maqededoni.

Këshilli i Intelektualëve Shqiptarë në Maqedoni, i cili angazhohet për status të barabartë juridik-kushtetus dhe politik të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë, në mbledhjen e katërt të mbajtur në Tetovë, më 15 shtator 2018, miratoi:
Memorandum për rregullimin dhe garantimin me Kushtetutë të statusit juridik-kushtetues dhe politik të popullit shqiptar shtetformues në Maqedoni, dhe njëherësh i autorizoi disa subjekte t’u drejtohen institucioneve të pushtetit në Maqedoni dhe faktorit ndërkombëtar me këtë:

KËRKESË

Me ndryshimin e Preambulës së Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë të rregullohet dhe garantohet statusi juridik-kushtetues dhe politik i popullit shqiptar në Maqedoni, si vijon:
I
„Republika e Maqedonisë është shtet i popullit maqedonas, shtet i popullit shqiptar, si dhe i bashkësive etnike, turke, vllehe, bullgare, serbe, rome, boshnjake dhe të tjerë që jetojnë në këtë shtet.“

II
Çështja e gjuhëve zyrtare në Republikën e Maqedonisë të rregullohet dhe garantohet, neni 7, si vijon:

„Në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare gjuhë zyrtare janë gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik dhe gjuha shqipe dhe shkrimi i saj.“

A R S Y E T I M

Duke pasur parasysh se, me Kushtetutën e vitit 1991 nuk u përfillën të drejtat kolektive të popullit shqiptar në Maqedoni, e cila ka qenë diskriminuese për shqiptarët, si dhe për bashkësitë e tjera etnike pakicë që jetojnë në Maqedoni. Se, edhe me ndryshimet kushtetuese të vitit 2001 në frymën e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, për shumë çështje të karakterit etnik të shqiptarëve kjo Kushtetutë ngeli me mangësi, paqartësi dhe kundërthënie. Nga çështjet kryesore që nuk u zgjidhën deri më sot, edhe përkundër miratimit të 32 amandamenteve kushtetuese, është sidomos çështja e statusit juridik-kushtetues dhe politik të shqiptarëve, popull shtetëformues. Ju përkujtojmë se kjo e drejtë ka qenë e garantuar me Kushtetutën e vitit 1974, në zbatim të plotë gati 15 vjet, deri në vitin 1989, kur organi ligjdhënës i sistemit njëpartiak në ish Republikën Socialiste të Maqedonisë, miratoi amandamnetin famëkeq – Amandamentin 56, me të cilin në formë brutale e abrogoi këtë të drejtë legjitime të popullit shqiptar.

Gjithashtu, çështja e përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, përkrah gjuhës maqedonase, nuk është zgjidhur drejtë deri më sot, as me ndryshimet e Kushtetutës së vitit 2001, konkretisht me Amandamentit VIII, as me Ligjin e përdorimit të gjuhëve, të sjellë kohë më parë nga Parlamenti i Republikës së Maqedonisë, me të cilin gjuha shqipe trajtohet si gjuhë të cilën e flasin mbi 20% e qytetarëve në vend, jo si gjuhë shqipe, të cilën e flasin banorët shqiptarë në Maqedoni. Njëkohësisht, me Kushtetutën e derisotme nuk është garantuar as e drejta për arsimim në gjuhën amtare në nivel universitar. Edhe shumë çështje të tjera që janë në interes të barazisë kombëtare mes dy popujve shumicë, popullit maqedonas dhe popullit shqiptar, duhet të rregullohen dhe garantohen me Kushtetutë, sipas parimeve demokratike dhe vlerave të qytetërimit perëndimor, në interesa të stabilitetit, paqes dhe sigurisë në vend dhe më gjerë. Prandaj, konsiderojmë se çështjet e parashtruara në këtë Kërkesë janë urgjente dhe të domosdoshme të zgjidhen dhe rregullohen me Kushtetutë, për garantimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve, në interes të stabilitetit të përhershëm dhe progresit shoqëror në shtetin tonë të përbashkët të Maqedonisë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews