Ballina Aktualitet Lajme ASH: Komuna e Dibrës do jetë e qytetarëve, jo e partisë

ASH: Komuna e Dibrës do jetë e qytetarëve, jo e partisë

Aleanca për Shqiptarët, më saktësisht kryetari i degës të këtij subjekti në Dibër, Ilirjan Fetahu i është përgjigjur BDI, e cila dje reagoi pas zgjedhjes së Eugjen Camit të ASH-së për kryetar të përkohshëm të komunës.

“Me shumicë votash Këshilli i Komunës zgjodhi kryetar të përkohëshëm z.Eugjen Cami. Një personalitet me profil më shumë qytetar se sa politik. E tillë do jetë edhe kjo periudhë deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale – Një Komunë në shërbim të qytetarëve dhe jo të partise, një Komunë për të gjithë, një Komunë që do di t’ua kthejë buzëqeshjen qytetarëve të saj, një Komunë ku të gjithë, pavarësisht bindjeve politike, do gjejnë zgjidhje për problemet e tyre, një Komune që nuk i shpenzon mjetet e saja për shpërndarje pa kriter të bekatonkave! Një Komunë që nuk i furnizon me naftë nga Buxheti makinat partiake në kohë fushate, një Komune për Dibren, jo për BDI-në!”, thuhet në komunikatën e ASH-së.
Ndërsa në reagimin e BDI-së thuhej se: “politika nganjëherë i tejkalon standardet morale, dhe sipas agjendave politike, nganjëherë medoemos duhet të pranojmë edhe këtë vendim amoral të partive të vogla shqiptare në opozitë dhe të VMRO-së, që në vdekjen e Ruzhdi Latës të gjejnë suksesin e tyre personal politik.” (INA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews