Me 95 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur Kuvendi miratoi Ligjin për amnistinë e 27 prillit. Ligji u mbështet edhe nga deputetët e VMRO-DPMNE-së edhe pse amendamenti i tyre për amnisti të përgjithshme nuk u pranua. Ligji nuk u mbështet nga Aleanca për Shqiptarët, pesë debutetët e Lëvizjes Besa dhe deputeti i PLD-së, Goran Milevski. Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela miratimin e Ligjit për Amnisti e cilësoi si vrasje të dytë ndërsa ata që e mbështetën i quajti keqbërës.
Deputetët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli, gjithashtu refuzuan të marrin pjesë edhe në punën e trupit që përgatiti këtë propozim ligj, pasi sipas tyre ata janë kundër përzierjes të politikës në punën e gjygjësorit dhe drejtësisë. Ata kanë bojkotuar seancën e votimit të ligjit për amnistinë e 27 prillit.
- Kronika e Tetovës dhe Gostivarit, 5 tetor: Arrestime për drogë e dhunë në familje, lëndohet një 13-vjeçar në Debresh
- ANTIDRAMA “DUKE PRITUR GODONË” – METAFORË E TRAGJEDISË NJERËZORE
- DOSJA E PLOTË | Prishtina në tension: Ligji për Specialen kalon me 91 vota vetëm në lexim të parë, dështon votimi përfundimtar – bllokohet Kuvendi, gaz lotsjellës e top uji, 17 të lënduar
- Çmimi Nobel në Mjekësi u jepet tre studiuesve për punën e tyre në optogjenetikë
- Si u bë Hungaria e Viktor Orbanit terreni i ri i veprimtarisë së Mossadit








![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)





