Ballina Showbiz Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi pranojnë lidhjen, dalin publikisht bashkë

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi pranojnë lidhjen, dalin publikisht bashkë

Ata kanë qenë shumë të përfolur për lidhjen e tyre, por asnjëherë nuk kanë folur rreth saj.

Janë këta Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi, të cilët edhe pse lidhja e tyre u komentua shumë nga shtypi rozë, ata asnjëherë nuk pranuan një gjë të tillë, shkruan Kosovarja.

Por këtë herë erdhën më ndryshe, ku ishte Genci ai i cili doli dhe e pranoi lidhjen e tyre.

E kjo ndodhi pikërisht, gjatë xhirimeve tek “Op Labi party 2019”, ku ata u shfaqën që nga hyrja të kapur për dore.

Aty ndodhi gjithçka, ku edhe bënë publike, për herë të parë, lidhjen e tyre tek “Op labi party”.

Tetova News në YouTube:

Dhe natyrisht ai me pak fjalë shtoi “Kemi zgjedhë një event si ky, që të shfaqemi publikisht bashkë”.

Tashmë, nuk ka vend për dyshime, sepse më në fund, e zyrtarizuan edhe këta lidhjen, e cila u përfol prej disa muajsh.