Ballina Aktualitet Lajme Komuna e Tetovës dhe Bashkia e Përrenjasit me memorandum bashkëpunimi për programin...

Komuna e Tetovës dhe Bashkia e Përrenjasit me memorandum bashkëpunimi për programin CBC-IPA II (FOTO)

Delegacioni i Bashkisë Përrenjas i udhëhequr nga kryetarja znj. Miranda Rira, sot qëndroi në Komunën e Tetovës për të nënshkruajtur memorandumin e bashkëpunimit i cili ofron mundësinë për zbatimin e projekteve ndërkufitare, të financuara nga IPA II Programi Ndërkufitar 2016 – 2017 ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Bashkia e Përrenjasit dhe Komuna e Tetovës janë gjeografikisht të vendosura në zona të përshtatshme që mund të përfitojnë nga Programi ndërkufitar “Cross-border Programme the former Yugoslav Republic of Macedonia – Republic of Albania under the Instrument of Pre-accession Assistance (IPA II) allocations for 2016 & 2017”.

Të dy komunat shprehin interes të përbashkët për të ndërmarrë iniciativa të përbashkëta që mund të kontribuojnë në drejtim të: zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik si dhe burimeve natyrore dhe mbrojtjes së mjedisit me theks të veçantë në parandalimin apo minimizimin e dëmeve nga përmbytjet.

@tn.lajmelokale
@tetovanews