Ballina Aktualitet Lajme Kuvend, vazhdon debati për ndryshimet kushtetuese

Kuvend, vazhdon debati për ndryshimet kushtetuese

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë debatin për dy amendamentet e mbetura për ndryshimet kushtetuese, në pajtim me Marrëveshjen e Prespës.

Mbrëmë deputetët me 65 vota “për”, 18 “kundër” dhe 8 “të përmbajtur”, Kuvendi i Maqedonisë e ka konfirmuar draft-amendamentin 34 (XXXIV) për ndryshimet kushtetuese, sipas Marrëveshjes së Prespës për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Ky amendament parasheh që: Në preambulën e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë fjalët “Vendimet e ASNOM-it” të zëvendësohen me fjalët “Shpallja e seancës së parë të ASNOM deri te populli Maqedonas për mbajtjen e seancës së parë të ASNOM”, pas fjalës “viti” shtohen edhe fjalët “dhe Marrëveshja e Kornizë e Ohrit”, kurse fshihen fjalët “vendosën të”.

Gjithashtu dje në mesditë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në vazhdimin e seancës së 64, me 67 vota “për” dhe katër të “përmbajtura” dhe 23 “kundër” e miratoi draft amendamentin e XXXIII të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Amendamenti XXXIII – parasheh që: Në Kushtetutë fjalët “Republika e Maqedonisë” të zëvendësohen me fjalët “Republika e Maqedonisë së Veriut”, kurse fjala “Maqedonia” të zëvendësohet me fjalën “Maqedonia Veriore”, përveç në Nenin 36.

Deputetët e pushtetit dhe opozitës nuk heqin dorë nga pozitat e tyre për dhe kundër ndryshimit të kushtetutës në pajtim me marrëveshjes e Prespës. Të përmbajtur kanë votuar tetë deputetët e opozitës të cilët e kanë përkrahur hapjen e kushtetutës, duke e kushtëzuar me procesin e faljes ose pajtimit.

Amendamentet për të cilat do të diskutohet sot janë:

Amendamenti XXXV – parasheh që: 1. Republika e respekton sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë politika të shteteve fqinje, dhe 2. Me pikën 1 të këtij amendamenti plotësohet Neni 3.

Amendamenti XXXVI – parasheh që:

1. Republika e mbron, garanton dhe kujdeset për trashëgiminë kulturore dhe historike të popullit maqedonas.

2. Republika i mbron të drejtat dhe interesat e shtetasve të saj të cilët jetojnë dhe qëndrojnë në mërgim dhe i avancon lidhjet e tyre me atdheun.
3. Republika kujdeset për pjesëtarët e kombit maqedonas të cilët jetojnë në mërgatë.
4. Republika gjatë kësaj nuk do të përzihet në të drejtat sovrane të shteteve tjera dhe në punët e brendshme të tyre.
5. Me këtë amendament zëvendësohet Neni 49 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews