Ballina Aktualitet Lajme Lëvizja Besa me dy amandamente për zyrtarizimin e gjuhës shqipe

Lëvizja Besa me dy amandamente për zyrtarizimin e gjuhës shqipe

Lëvizja Besa ka propozuar amendamentet ndaj propozim-amendamenteve të Qeverisë për ndryshimet kushtetuese. Në amendamentin 33, Lëvizja Besa kërkon që të ndryshohet neni dy i amendamentit 5 të Kushtetutës me qëllim që gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe të figurojnë bashkërisht si gjuhë zyrtare.

“Në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjuhë tjetër zyrtare dhe e ndryshme nga gjuha maqedonase është gjuha shqipe dhe shkrimi i saj latin. Pra kërkojmë një ndryshim vetëm te paragrafi 2 i amendamentit 5 të Kushtetutës”. – theksoi Fadil Zendeli, Deputet i Lëvizjes BesaNë amendamentin 36 opozita shqiptare kërkon që të në paragrafin e kujdesit të shtetit ndaj diasporës të përcaktohen popujt me radhë. Besa gjithashtu ka propozuar që në çështjen e shtetësisë, Ligji kushtetues t’i mundësojë qytetarëve përzgjedhjen e shtetësisë.

“Unë i propozoj shumicës parlamentare dhe Qeverisë një zgjidhje që besoj se do t’i plotësonte ambiciet e të gjitha palëve. Edhe ashtu vet nocioni “maqedonas/qytetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut” e ka kuptimin “ose-ose” dhe në atë kuptim për komunitetin etnik maqedonas mund të përdoret zgjidhja maqedonase ndërsa për të gjitha komunitet tjera etnike të mbetet qytetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut”. – u shpreh Fadil Zendeli, Deputet i Lëvizjes Besa.

Afati i fundit për propozimin e amendamenteve ndaj propozim-amendamenteve të Qeverisë për ndryshimet kushtetuese është 31 dhjetori apo 8 ditë para seancës plenare të thirrur për 9 janar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews