Ballina Aktualitet Lajme Shqiptari mund të bëhet president dhe komandant i forcave të armatosura në...

Shqiptari mund të bëhet president dhe komandant i forcave të armatosura në Maqedoni?!

Qeveria do të iniciojë ndryshime të reja kushtetuese për zgjedhjen e presidentit që të jetë në Kuvend, në rast se opozita vendos të bojkotojë zgjedhjet, thonë nga burimet e qeverisë. Derisa rrjedh procedura për ndryshimet të cilat zgjasin 100 ditë, detyrën e presidentit sipas Kushtetutës përkohësisht do ta kryejë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Zgjedhjet presidenciale duhet të paraqiten me 2 ose 3 shkurt, ndërsa duhet të mbahen në fund të muajt mars.

VMRO DPMNE nuk ka paralajmëruar bojkotim, por në rast të tillë nëse nuk ka census për zgjedhjen e presidentit të vendit, nga Qeveria nuk e hedhin poshtë mundësinë e bërjes së ndryshimeve kushtetuese me të cilat do të ndryshohej mënyra e zgjedhjes së presidentit.

Zgjedhjet që të jenë të suksesshme, në raundin e dytë duhet të dalin 40 për qind e atyre të cilët janë të regjistruar në Listën Zgjedhore.

@tn.lajmelokale
@tetovanews