Ballina Lajme Maqedoni, është vazhduar për dy ditë pushimi dimëror për nxënësit

Maqedoni, është vazhduar për dy ditë pushimi dimëror për nxënësit

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot pasdite ka marrë masa urgjente për vazhdimin e pushimit dimëror për dy ditë, për shkak ajrit të ndotur në më shumë qytete në Maqedoni, si dhe parashikimet meteorologjike për ditët e ardhshme, transmeton Portalb.mk.

Në këtë periudhë Qeveria, para se gjithash, Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i Ministrisë së Shëndetësisë do ta ndjekin gjendjen në bazë të cilës, dhe në koordinim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, do të vendosin rreth kohëzgjatjes së vazhdimit të pushimit dimëror.

Qeveria më parë i deklaroi edhe masat tjera alarmante kundër ndotjes së ajrit, me të cilat i detyroi ministritë kompetente.