Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →
Dy ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa (Remi) i janë përgjigjur ftesës së Gjykatës Speciale për t’u intervistuar. E Rrustem Mustafa tashmë ka mbërritur në Hagë, përderisa nesër pritet që të intervistohet.
Ndryshe Remi ka deklaruar se po shkon drejt Gjykatës në cilësinë e të intervistuarit, si dëshmitar i dyshuar dhe se atë do e mbrojë UÇK-ja.
Për të parë video, klikoni këtu: VIDEO
Indeksonline ka publikuar pamje të arritjes së ish-komandantit, Rrustem Mustafa në Holandë bashkë me avokatin e tij, Arianit Koci.















