Ballina Aktualitet Lajme Përplasje për punësimet në Tetovë (VIDEO)

Përplasje për punësimet në Tetovë (VIDEO)

“Në punësimet që parasheh Tetova, diku janë paraparë 34 vende të reja të punës, prej tyre 12 do të marrin vendime dhe 22 punësime të reja. Komuna e Tetovës është e stërngarkuar me administratë, ku mbi gjysma e punëtorëve nuk kanë vende të punës. Në bazë të analizës sonë, buxheti i Komunës së Tetovës me bruto rrogë 23 mijë denarë, del se është e dëmtuar për 730 mijë euro në vit. Për tetë vite, kjo shumë del 6 milionë euro dhe sërish komuna parasheh vende të reja të punës. Pra, me këto punësime të reja diku plus me 300 mijë euro do të dëmtohet buxheti”, akuzoi Durmishi

Urim HASIPI

Tetovë, 28 janar – Raportet financiare për punën e Ndërmarrjes Publike Komunale “Tetova” në Tetovë për vitin 2018/19 dhe Plani Vjetor për punësim i Komunës së Tetovës për vitin 2019, kanë nxitur më shumë debat gjatë seancës së 15 të Këshillit të Komunës së Tetovës. Këshilltari i Lëvizjes BESA, Besar Durimishi, tha se shumë punëtorë me vite të tëra në këtë ndërmarrje që punojnë, ende nuk kanë marrë vendime, shkruan gazeta KOHA.

“Në raportet financiare, vërejtëm se ka një saldo pozitive të të ardhurave dhe shpenzimeve në vlerë prej 1 milion e 700 mijë denarëve. Pyesim se ku këto mjete do të investohen, por nuk morëm përgjigje. Kishim një shpenzim për mëditje diku tek 90 për qind dhe për udhëtime zyrtare, ndërsa askush nuk u përgjigj se për çfarë mëditje bëhet fjalë. Po ashtu, sa i përket punësimeve të reja, ndërmarrja parasheh 75 punësime – prej tyre 20 punëtorë që do të marrin vendime, pra kanë qenë të punësuar dhe nuk kanë vendime.

Më e dhimbshme është se 20 punëtorë që do të marrin vendime janë të punësuar prej vitit 2010”, tha Durmishi. Drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova-Tetovë, Xhelal Ceka, tha se për ata punëtorë që gjatë kohë nuk kanë vendime, nuk ka dhënë leje Qeveria, edhe pse si ndërmarrje katër herë kanë kërkuar pëlqime, ndërsa vërejtjet ka se për punësime nuk do të duhet që të merret pëlqim nga ana e Ministrisë së Shoqërisë Informatike, sepse rrogat e punëtorëve sigurohen nga vet ndërmarrja.

“Nga viti 2013, në ndërmarrjen tonë nuk ka dhënie të vendimeve dhe katër herë kemi marrë përgjigje negative për dhënie të vendimeve. Ne tashmë kemi kërkuar nga Këshilli që të na miratojë 75 punësime dhe më pas të marrim pëlqim edhe nga ana e Ministrisë së Shoqërisë Informatike. Ndërmarrja ka pasur 249 të punësuar, mirëpo për shkak se disa kanë shkuar në pension, ka punëtorë që nuk jetojnë më në mesin tonë…” tha Ceka.

Në ndërkohë, vërejtje këshilltarët kanë patur edhe për punësimet e reja që parasheh Komuna e Tetovës. “Në punësimet që parasheh Tetova, diku janë paraparë 34 vende të reja të punës, prej tyre 12 do të marrin vendime dhe 22 punësime të reja. Komuna e Tetovës është e stërngarkuar me administratë, ku mbi gjysma e punëtorëve nuk kanë vende të punës. Në bazë të analizës sonë, buxheti i Komunës së Tetovës me bruto rrogë 23 mijë denarë, del se është e dëmtuar për 730 mijë euro në vit. Për tetë vite, kjo shumë del 6 milionë euro dhe sërish komuna parasheh vende të reja të punës. Pra, me këto punësime të reja diku plus me 300 mijë euro do të dëmtohet buxheti”, tha Durmishi.

Nga Komuna e Tetovës, thonë se punësimet e reja parashihen sepse është obligim ligjor, ndërsa numri më i madh i punësimeve do të jenë për zjarrfikës.

“Aktualisht në Komunën e Tetovës janë 329 të punësuar, prej të cilëve 248 janë nëpunës administrativ, 56 janë zjarrfikës dhe 25 punëtorë teknik. Me planin e ri parashikohen 39 punësime të reja: 19 nëpunës dhe 15 zjarrfikës”, tha Gëzim Zendeli, udhëheqës i resurseve njerëzore. Gjatë seancës së djeshme janë miratuar edhe planet financiare të çerdheve, shkollave fillore dhe atyre të mesme në Tetovë. Seanca e Këshillit të Komunës së Tetovës është mbajtur në amfiteatrin e shkollës së mesme 7 marsi, për shkak se salla në Komunën e Tetovës është duke u rinovuar. (koha.mk)

@tn.lajmelokale
@tetovanews