Kryeministri Edi Rama zyrtarisht ka marrë edhe postin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme pas refuzimit që Presidenti Ilir Meta i bëri Gent Cakajt.
Ka qenë vetë kreu i qeverisë që ka dhënë lajmin se deri në zgjidhjen e ngërçit të krijuar do të drejtojë edhe këtë dikaster.
“Presidenti s’e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues. Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese. Deri atë ditë që vjen shumë shpejt,do të jem de jure në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit”, shkruan Rama në Twiiter.
Presidenti s’e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues.Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese.Deri atë ditë që vjen shumë shpejt,do të jem de jure në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit.
— Edi Rama (@ediramaal) January 14, 2019
- Stanley Druckenmiller e kthen përdorimin e IA-së për shkrime në një “privilegj miliarderësh”
- Diplomatë, spiunë, agjentë të fshehtë: Si Moska po vazhdon luftën e saj sekrete në Evropë
- “Shtetet e Bashkuara të Evropës”, ëndrra e papërfunduar e Winston Churchillit
- Prokuroria Speciale ngre akuzë ndaj Fatmir Shehollit: I jepte informacion për sigurinë shërbimit sekret serb
- Sirena arabe për Asllanin, Interi po shqyrton ofertën për mesfushorin kuqezi














